Më 21.07.2026 në orën 00:30 në rrugën rajonale në fshatin Çegran të Gostivarit, zyrtarë policorë kanë arrestuar personin E.V. (42) nga fshati Çegran. Gjatë një kontrolli rrugor, zyrtarët policorë kanë ndaluar një automjet udhëtarësh “BMW”, të cilin ai po e drejtonte, me ç’rast është sjellë në mënyrë agresive dhe ka ofenduar zyrtarët policorë që po kryenin detyrën zyrtare. E.V. është shoqëruar dhe ndaluar në Stacionin Policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume