Në Spitalin e Përgjithshëm në Gostivar gjatë 24 orëve të kaluara janë kontrolluar gjithsej 198 pacientë, ndërsa një pacient për shkak të gjendjes shëndetësore është dërguar për trajtim në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup, informoi drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Gostivar, Emri Bajrami.
Sipas Bajramit, në Departamentin e Sëmundjeve Infektive i kontrolluan 111 pacientë, në Departamentin e Pediatrisë 75, ndërsa Qendrën urgjente 12 pacientë.
Bajrami deklaroi se nuk ka ndryshime në pasqyrën klinike të pacientëve.
“Pasqyra klinike vazhdon të karakterizohet nga probleme me stomakun, e më rrallë nga ethe dhe temperaturë e ngritur e trupit”, tha Bajrami.
Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi dje në konferencë për shtyp se që nga fillimi i situatës epidemiologjike, janë regjistruar pothuajse 3.100 kontakte shëndetësore përmes Qendrës Shëndetësore, Spitalit të Përgjithshëm, thirrjeve telefonike dhe ndërhyrjeve të Ndihmës urgjente mjekësore.
Klekovski theksoi se kontrolti i parë është kryer më 14 korrik, ndërsa më 19 korrik u vu re për herë të parë një rënie në numrin e pranimeve, gjë që, sipas autoriteteve shëndetësore, është treguesi i parë i stabilizimit të situatës.