Deri në orën 13:00 janë regjistruar gjashtë zjarre në natyrë, njëri është aktiv, ndërsa katër janë nën kontroll
Qendra për Menaxhim me Kriza (ÇUK) njoftoi se deri në orën 13:00 sot, janë regjistruar gjithsej gjashtë zjarre në natyrë. Prej tyre, aktualisht një është aktiv, katër janë vënë nën mbikëqyrje, ndërsa një është plotësisht i shuar.
Aktualisht, ekipet e zjarrfikësve po luftojnë me flakët në Komunën e Delçevës, afër varrezave të qytetit, ku po digjet vegjetacion i ulët.
Nën kontroll janë zjarret në:
– Komunën e Vasilevës, fshati Dobroshinci (deponi)
– Komunën e Koçanit (deponi qytetare)
– Komunën e Ilindenit, Ajvatovski Rid (vegjetacion i ulët)
– Komunën e Zhelinës, fshati Sadllarevë (vegjetacion i ulët)
Sipas ÇUK, është shuar plotësisht zjarri në Komunën e Koçanit, në rrugën „Ivan Ivanov Balašo“, ku ishte prekur vegjetacioni i ulët.