Më 20.07.2026, rreth orës 15:30, në SPB Koçan u njoftua se në rrugën lokale Koçan – Diga Gratçe kishte ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti udhëtarësh “Shkoda” me targa të Koçanit, i drejtuar nga I.B. (51) nga Koçani dhe një biçiklete të drejtuar nga D.Gj. (65) nga Koçani. Si pasojë e plagëve të marra, çiklisti ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa mjeku i Ndihmës së Shpejtë në Koçan ka konstatuar vdekjen. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi. Prokurori publik dhe ekipi hetimor i SPB Koçan kanë bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.