Pjesë të komunave Zelenikovë dhe Kisella Vodë sot do të mbeten pa energji elektrike për shkak të punimeve të planifikuara në rrjetin elektrodistributiv, njoftoi EVN Maqedoni.

Nga ora 09:00 deri në 11:00, pa energji elektrike do të mbeten konsumatorët e rrugës 4 në Komunën e Zelenikovës.

Ndërsa nga ora 12:00 deri në 15:00, ndërprerje të furnizimit me energji elektrike do të ketë për një pjesë të banorëve të rrugës “Kitka”, në zonën majtas varrezave, përgjatë kodrës, në Komunën e Kisella Vodës.

Nga EVN-ja u bëjnë thirrje qytetarëve që t’i kenë parasysh ndërprerjet e paralajmëruara dhe t’i planifikojnë aktivitetet e tyre në përputhje me to.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume