Pjesë të komunave Qendër dhe Kisella Vodë sot do të mbeten pa ujë për shkak të punimeve të planifikuara dhe një defekti në rrjetin e ujësjellësit, njoftoi NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup.

Për shkak të realizimit të një lidhjeje në rrjetin e ujësjellësit në rrugën “Zllatko Shnajder”, numër 9, një pjesë e banorëve të kësaj rruge në Komunën Qendër do të mbeten pa furnizim me ujë nga ora 10:00 deri në përfundimin e punimeve.

Në Komunën e Kisella Vodës, për shkak të një defekti rrugor në rrugën “Maca Karbeva”, numër 24/42, pa ujë nga ora 09:00 deri në sanimin e defektit do të mbeten banorët e rrugës “Maca Karbeva” dhe të lagjes Zona e Tretë – Pripor.

Nga ndërmarrja publike u bëjnë thirrje qytetarëve për mirëkuptim gjatë kohës së ndërhyrjeve.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume