Aksion në Gostivar: Arrestohen shtetas nga Kosova dhe Shqipëria, dyshohen për keqpërdorim të qëndrimit turistik
Tetovasot – Dy shtetas të huaj janë arrestuar gjatë një aksioni policor në një objekt hotelierik në Gostivar.
Sipas Policisë, gjatë natës mes 21 dhe 22 korrikut, në periudhën nga ora 00:20 deri në 01:10, në një kontroll të zhvilluar në një lokal në rrugën “Ilinden”, janë arrestuar A.L. (45) nga Kosova dhe A.G. (63) nga Shqipëria.
“Nga kontrollet e kryera është konstatuar se ata kanë keqpërdorur qëndrimin turistik në shtet”, njoftoi SPB Tetovë.
Të dy janë ndaluar në stacionin policor, ndërsa procedurat ligjore ndaj tyre janë në vijim.TS