Gjykata Themelore në Drenas pritet të shpallë sot, duke filluar nga ora 11:30, aktgjykimin në rastin e kanosjes ndaj kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.
I akuzuari, Eqrem Avdullahu, në seancën e mbajtur më 20 korrik e kishte pranuar fajësinë për veprën penale të kanosjes dhe kishte kërkuar falje.
Gjykata që e miratoi pranimin e fajësisë në seancën qe u mbajt të hënën në Gjykatën Themelore në Drenas, e caktoi 23 korrikun si datën kur do të shpallet aktgjykimi në këtë çështje. /Klankosova.tv