Ministri Agon Ferati sot priti në takim ushtruesen e detyrës së shefes së Misionit në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Sh. S. znj. Nicole Varns.

Takimi u zhvillua në një moment të rëndësishëm për Ministrinë, e cila po punon në përgatitjen e Planit Vjetor, riformatimin strukturor dhe modernizimin institucional.

Në takim u diskutua edhe për konceptin “25 vite dhe përtej”, në kuadër të 25-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, si një platformë që synon të hapë një qasje të re ndaj bashkëjetesës, gjithëpërfshirjes dhe ndërtimit të besimit ndërmjet komuniteteve.

Ministri theksoi se qëllimi i Ministrisë është i qartë: ndërtimi i një institucioni funksional, gjithëpërfshirës dhe më afër qytetarit.

“Partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i rëndësishëm jo vetëm për stabilitetin dhe demokracinë, por edhe për forcimin e institucioneve që u shërbejnë qytetarëve në mënyrë të barabartë dhe të përgjegjshme”, theksoi ministri.

Gjatë takimit u riafirmua rëndësia e bashkëpunimit me SHBA-në si partner strategjik i Maqedonisë së Veriut, veçanërisht në proceset që lidhen me institucionet gjithëpërfshirëse, besimin ndërmjet komuniteteve dhe perspektivën euroatlantike të vendit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume