Universiteti i Tetovës ditë më parë e ka shpallur konkursin për regjistrimin e studentëve në ciklin e
parë dhe në ciklin e dytë të studimeve për vitin akademik 2026/2027, duke ofruar 5450 vende të lira
në të gjitha njësitë akademike. Krahas programeve ekzistuese, këtë vit Universiteti vjen me një
ofertë të zgjeruar akademike, duke prezantuar një sërë programesh të reja studimore, të hartuara në
përputhje me zhvillimet bashkëkohore të tregut të punës dhe nevojat e shoqërisë. Risia e këtij viti
është hapja e disa programeve të reja studimore, të akredituara në ciklin e parë dhe të dytë të
studimeve.
Në ciklin e parë , ofertës akademike i shtohen: Investigim dhe Kontroll Financiar dhe Shpedicion
dhe Sigurim – Fakulteti Ekonomik; Ndërtimtari – Infrastrukturë Rrugore dhe Dizajn dhe Enterier në
Arkitekturë – Fakulteti i Shkencave të Zbatuara. 
Ndërkaq, në ciklin e dytë, në kuadër të Fakultetit Filozofik, Fakultetit të Shkencave Matematike-
Natyrore dhe Fakultetit Pedagogjik, hapen programet: Sociologji (60 dhe 120 ECTS); Kultura dhe
Religjioni (60 ECTS); Psikologji e Këshillimit me Psikoterapi (60 dhe 120 ECTS); Psikologji
Sociale (60 dhe 120 ECTS); Filozofi Bashkëkohore (120 ECTS); Shkenca e të Dhënave (60
ECTS); Kimi e Mjedisit (60 ECTS); Shkenca e Materialeve (60 ECTS); Logopedi dhe Dëmtime në
Dëgjim (120 ECTS). 
Përmes këtyre programeve, Universiteti i Tetovës synon të përgatisë kuadro me
kompetenca profesionale, në fusha që po marrin gjithnjë e më shumë rëndësi në nivel kombëtar dhe
ndërkombëtar.
Të gjitha detajet mbi programet studimore, kuotat, kriteret e pranimit, dokumentacionin e
nevojshëm dhe kalendarin e regjistrimeve janë të përfshira në konkursin zyrtar të Universitetit të
Tetovës:  https://unite.edu.mk/konkurs-per-regjistrim-2026-27-cikli-i/ , https://unite.edu.mk/konkurs-
per-regjistrim-2026-27-cikli-ii/ .
Kandidatët aplikojnë fillimisht në mënyrë elektronike përmes platformës
https://unite.edu.mk/apply/ , ndërsa më pas e dorëzojnë dokumentacionin në administratën e
fakultetit përkatës.