Sot (24.07.2026), nëpunës policorë të Njësitit për Tregti të Palejuar dhe Njësitit të Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup, me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup, kanë realizuar bastisje në një shtëpi dhe hapësira të tjera ndihmëse në pronësi të S.L. (51) nga Shkupi.

Gjatë bastisjes janë gjetur pesë kilogramë lëndë narkotike marihuanë dhe një peshore digjitale me mbetje të marihuanës.

S.L. dhe djali i tij B.L. (19) janë privuar nga liria dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të parashtrohet kallëzim penal sipas nenit 215 të Kodit Penal me procedurë urgjente.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume