Shkuma e bardhë që u shfaq në lumin Lepenc shkaktoi reagim të menjëhershëm të institucioneve kompetente.

Shkuma e bardhë që u shfaq në lumin Lepenc, pranë derdhjes së tij në Vardar, shkaktoi reagim të menjëhershëm të institucioneve kompetente. Pas një denoncimi për prani të një substance të panjohur, inspektorë nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Qyteti i Shkupit dolën në terren.

NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” mori mostra të ujit për analiza. Institucionet kompetente njoftuan se pas përfundimit të analizave do të përcaktohet se për çfarë substance bëhet fjalë dhe nëse ka ndotje të lumit Vardar.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume