Arrestohen gjashtë persona për drogë në Shkup, policia sekuestron marihuanë dhe lëndë të bardhë pluhurore
SHKUP – Gjashtë persona janë arrestuar në lokacione të ndryshme të Shkupit gjatë një aksioni policor, pasi tek ta janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe lëndë e bardhë pluhurore. Tetovasot raporton se të arrestuarit janë të moshave nga 17 deri në 47 vjeç dhe pas dokumentimit të rasteve ndaj tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse.
Sipas MPB-së, aksioni është zhvilluar gjatë natës së 27/28 korrikut.