KËRÇOVË – Një aksident zinxhiror mes tre automjeteve ka ndodhur në afërsi të fshatit Drugovë.

Tetovasot raporton se një 79-vjeçar ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa tre drejtuesit e automjeteve dhe disa pasagjerë, përfshirë edhe dy fëmijë, kanë pësuar lëndime trupore.

Policia ka kryer ekspertizën në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume