NJPB Strugë ka ngritur kallëzim penal ndaj D.M. (38) nga fshati Labunishtë, nën dyshimin për veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punëve zyrtare nga fusha e sigurisë”.
Sipas policisë, më 30 maj 2026, në territorin e Labunishtës, i denoncuari ka sulmuar fizikisht një nëpunës policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.