Policia e Gostivarit po heton një rast ku një plumb qorr ka goditur çatinë e një automjeti “Mercedes” me targa gjermane, i parkuar në rrugën “Goce Dellçev”. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës mes 29 dhe 30 korrikut. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, ndërsa plumbi është sekuestruar për ekspertizë.TS