Katër persona, mes tyre edhe dy të mitur, janë arrestuar në fshatin Gradec të Gostivarit nën dyshimin për vjedhje të prodhimeve bujqësore. Sipas policisë, më 2 gusht rreth orës 14:30, zyrtarët e Stacionit Policor Gallatë kanë privuar nga liria H.B. (44), I.Xh. (20) dhe dy të mitur, të gjithë nga Gradeci. Rasti lidhet me një vjedhje të raportuar një ditë më parë. Tetovasot mëson se pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngrihen kallëzimet përkatëse.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume