Policia e Shkupit ka zhvilluar aksione në disa lokacione të ndryshme, ku ka arrestuar gjashtë persona pasi gjatë kontrolleve u janë gjetur marihuanë dhe një substancë e bardhë kokrrizore. Pas dokumentimit të rasteve, ndaj tyre do të ngrihen kallëzimet përkatëse.TS