Zbulohet vjedhje e energjisë elektrike në Tetovë, energjia furnizonte lokalin dhe një kat të shtëpisë
Një lidhje ilegale e energjisë elektrike është zbuluar në Reçicë të Vogël.
Tetovasot raporton se kontrolli i EVN Maqedoni ka konstatuar një urë lidhëse para matësit elektrik, përmes së cilës energjia përdorej në mënyrë të paligjshme për furnizimin e një objekti hotelier dhe një kati të shtëpisë.
Lidhja ilegale është larguar, ndërsa policia dhe ekipet e EVN-së kanë kryer këqyrjen. Pas dokumentimit të rastit do të pasojë kallëzim.