Policia e Tetovës ka arrestuar A.A. (35), pasi dyshohet se ka shkelur masën mbrojtëse të caktuar nga Gjykata Themelore e Tetovës.
Tetovasot raporton se ai e kishte kërcënuar ish-bashkëshorten përmes telefonit dhe e kishte shqetësuar edhe në vendin e punës, pavarësisht ndalimit gjyqësor.
Ndaj tij do të vijojë procedura përkatëse.