Kontrollet e policisë në Tetovë kanë rezultuar me dy arrestime.
Tetovasot raporton se A.S. (32) u kap duke drejtuar një moped pa targa dhe pa patentë, ndërsa Xh.Xh. (35) drejtonte mopedin pa leje drejtimi.
Në të dy rastet mjetet janë konfiskuar dhe do të ngrihen kallëzime.