Një akt vandalizmi është regjistruar në stadiumin e Çairit, ku persona ende të panjohur kanë dëmtuar mbishkrimet e vendosura në objekt i formon Tetovasot . Pamjet e publikuara tregojnë se mbishkrimet janë prishur, duke shkaktuar reagime në opinion.
Deri më tani nuk ka informacione zyrtare mbi autorët apo motivet e këtij veprimi. Pritet që institucionet kompetente të hetojnë rastin dhe të identifikojnë përgjegjësit.
Akte të tilla konsiderohen si dëmtim i pronës publike dhe cenojnë infrastrukturën sportive, e cila duhet të ruhet në interes të të gjithë qytetarëve.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume