Një 28-vjeçar nga rrethina e Gostivarit është arrestuar pasi u kap duke drejtuar automjetin pa patentë shoferi.

Policia njofton se rreth orës 00:20 në rrugën “Major Çede Filipovski” është ndaluar E.S. (28) nga fshati Kalishtë, i cili drejtonte një “Volkswagen Golf” me targa të Gostivarit pa e fituar të drejtën për drejtim automjeti.

Automjeti është konfiskuar, ndërsa pas dokumentimit të rastit do të vijojë procedura përkatëse. Raporton Tetovasot.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume