Policia ka arrestuar një 40-vjeçar nga Shkupi pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi në pikëpagesën e Gostivarit.
Sipas policisë, më 9 gusht në orën 14:05, gjatë kontrollit në komunikacion u ndal automjeti “Volkswagen Passat” me targa të Shkupit, i drejtuar nga D.T. Gjatë verifikimeve u konstatua se ai nuk posedonte patentë shoferi.
Automjeti është konfiskuar, ndërsa ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal.TS