Një 31-vjeçar nga Shkupi është përballur me kallëzim penal për trafikim droge, raporton Tetovasot.

Sipas SPB Shkup, gjatë kontrollit në një automjet “Honda” të drejtuar nga J.N., policia gjeti dhe sekuestroi marihuanë dhe amfetaminë.

Ndaj tij është ngritur kallëzim penal për prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të drogave narkotike.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume