Gostivar – Një 80-vjeçar nga fshati Çegran është arrestuar pas një incidenti të ndodhur në orët e para të mëngjesit.
Sipas MPB-së, N.Ç. (80) fillimisht ka kërcënuar me një send të mprehtë një 19-vjeçar dhe shokët e tij në një parking në Çegran. Më pas, pasi të rinjtë kanë hyrë në automjetin e tyre “Volkswagen Touran”, ai ka thyer xhamin e përparmë të automjetit dhe ka hedhur sende të forta në drejtim të tyre.
Tetovasot raporton se , i dyshuari është ndaluar në stacion policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.TS