Rusia të premten pretendoi se po ia “qan hallin” Serbisë. Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov, tha se Bashkimi Evropian ia ka bërë të qarta Beogradit dy çështje.

Sipas tij, Serbia, shtet që Moska e konsideron aleat dhe që synon anëtarësimin në BE, duhet të përmbushë dy kërkesa kapitale në mënyrë që t’i përshpejtohet procesi i anëtarësimit.

E para, sipas Lavrovit, është njohja e Kosovës së pavarur, ndërsa e dyta është bashkimi me të gjitha politikat e BE-së ndaj Kremlinit, i cili, siç theksohet në deklaratë, po sulmon tash e 1633 ditë Ukrainën fqinje.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume