Në territorin e vendit janë aktive gjashtë zjarre, ndërsa një është nën kontroll. Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) njofton se deri në orën 07:30 të mëngjesit janë regjistruar gjithsej 27 zjarre, prej të cilave 20 janë shuar.

Zjarret aktive janë në zonën ndërmjet fshatrave Moranë – Vërtekicë – Gabër, në lokalitetin Vidush, pranë fshatit Dragov Doll, si dhe pranë fshatit Lokvicë në komunën e Makedonski Brodit. Zjarre aktive ka edhe pranë fshatit Sëllp në komunën e Velesit, fshatit Kopancë në komunën e Jegunovcës, ndërmjet fshatrave Borinë – Zhitoshë në komunën e Krushevës dhe pranë fshatit Bojanë në komunën e Sarajit.

Nën kontroll është zjarri pranë deponisë së qytetit në Dellçevë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume