Gostivar – Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Gostivar ka ngritur kallëzim penal ndaj H.S. (34) nga rrethina e Gostivarit për veprën penale “lëndim trupor”.

Sipas policisë, më 31 korrik 2026, në shtëpinë familjare, ai ka sulmuar fizikisht nënën e tij, ndërsa më pas i ka marrë nga çanta të holla dhe çelësat e automjetit.

Rasti është dokumentuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë penale.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume