Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrugën dytësore në Manzë te Durresit, ku tre persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur.

Ngjarja është shënuar rreth orës 02:22. Sipas informacionit paraprak të Policisë, shtetasi K. V., 25 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin dhe makina është përplasur me një bordurë betoni.

Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën drejtuesi i automjetit, K. V., 25 vjeç, si dhe dy pasagjerët, S. B., 26 vjeçe, dhe A. M., 15 vjeç.

Ndërkohë, dy pasagjerët e tjerë, R. V., 25 vjeç, dhe K. D., 16 vjeç, kanë mbetur të plagosur. Ata janë transportuar drejt Tiranës për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas policisë, 16-vjeçari K. D. ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për dokumentimin e plotë të aksidentit dhe zbardhjen e rrethanave që çuan në përplasjen fatale.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume