Sot do të varroset Arbenit Ahmeti, 32-vjeçari nga Mitrovica, i cili dje humbi tragjikisht jetën në vendin e punës gjatë kryerjes së detyrave në KEK.

Varrimi i tij do të bëhet në ora 16:30, në Varrezat e Qytetit në Shipol të Mitrovicës, raporton Klankosova.tv.

Ahmeti humbi jetën pasi, gjatë angazhimit në transportimin dhe zhvendosjen e kabllove 6 kV, ra në kontakt me tensionin elektrik.

Sindikata e Re e KEK-ut ka shprehur ngushëllime për familjen, kolegët dhe miqtë e Ahmetit.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të kolegut dhe anëtarit të Sindikatës së Re të KEK-ut, Arbenit Ahmeti”, thuhet në reagimin e sindikatës./Klankosova.tv

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume