Në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë është shtypur butoni i numërimit mbrapsht, në kuadër të aktivitetit “Ora e Pritjes” të platformës “Liria ka Emër”.

Besiana Musmurati, Altin Krasniqi, Aris Selimi, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha shtypën butonin, duke nisur numërimin e 25 ditëve deri më 16 shtator, datë kur pritet vendimi përfundimtar për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, shkruan Klankosova.tv

“Nga ky moment, Kosova do të presë që bijtë e saj më të shtrenjtë të kthehen në tokën e vet”, u tha në këtë aktivitet. /Klankosova.tv

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume