Një 70-vjeçar nga Lushnja, i cili po pushonte në plazhin e Semanit me familjen, është nxjerrë nga deti nga dy vëzhguesit e plazhit, pasi këta të fundit e panë teksa dilte dhe zhytej në ujë

Duke ndjekur hap pas hapi protokollin e ndihmës së shpejtë, u arrit stabilizimi i frymëmarrjes së pushuesit.

25 minuta më pas, një autoambulancë e transportoi atë në Spitalin e Fierit, ku, pas dhënies së ndihmës mjekësore, kaloi rreziku për jetën.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume