Ana Dyrmishi, 25-vjeçarja nga Durrësi, ka ndërruar jetë ditën e sotme, pasi nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të rënda të marra nga zjarri që përfshiu hotelin “Brooklyn” në Lungomare të Vlorës, më 16 gusht.

E reja kishte pësuar djegie në rreth 85% të trupit. Pas trajtimit fillestar në Shqipëri, ajo u transferua në Turqi për të marrë mjekim të specializuar, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, gjendja e saj vijoi të ishte kritike.

Ana jetonte me familjen në zonën e Shkozetit në Durrës. Ndarja e saj nga jeta ka rënduar edhe më tej dhimbjen e familjarëve, pas tragjedisë që fillimisht i mori shëndetin dhe tashmë edhe jetën.

Zjarri në hotelin “Brooklyn” shpërtheu në orët e para të mëngjesit të 16 gushtit dhe si pasojë mbetën të plagosur gjashtë persona. Disa prej tyre u detyruan të largoheshin nga godina përmes ballkoneve, në përpjekje për t’u shpëtuar flakëve.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume