Një stuhi e fortë ka përfshirë sonte Kumanovën, e shoqëruar me erë të fuqishme dhe reshje të dendura shiu.

Sipas raportimeve të para, moti i lig ka shkaktuar dëme në disa pjesë të qytetit. Ende nuk ka informacione të detajuara për përmasat e dëmeve, ndërsa ekipet në terren pritet të dalin në terren dhe të bëjnë vlerësimin e situatës.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme gjatë kohës së stuhisë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume