Një zjarr ka shpërthyer në pjesën malore të fshatit Gradec, në Komunën e Vrapçishtit, ndërsa flakët dhe tymi i dendur duken shumë pranë zonës së banuar.

Pamjet e siguruara nga vendngjarja tregojnë intensitetin e zjarrit, me flakët që kanë përfshirë zonën malore mbi shtëpitë e fshatit, duke shkaktuar shqetësim te banorët.

Banorët apelojnë për intervenim të shpejtë të zjarrfikësve, për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit drejt shtëpive.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume