Tetovasot raporton se policia ka zhvilluar disa aksione kundër posedimit të lëndëve narkotike në Shkup, Gostivar dhe Prilep.
Në Shkup janë arrestuar tre persona, ndërsa në Gostivar është ndaluar një 27-vjeçar nga Dobërdolli, te i cili u gjetën marihuanë dhe rizlla. Në Prilep, po ashtu u arrestua një 47-vjeçar pasi policia i gjeti marihuanë.
Tetovasot raporton se ndaj të gjithë të dyshuarve do të parashtrohen kallëzime përkatëse pas dokumentimit të rasteve.