Tetovasot raporton se një 65-vjeçar nga një fshat i Gostivarit është arrestuar pasi bashkëshortja e tij 59-vjeçare e denoncoi për dhunë fizike në shtëpinë familjare.

Sipas policisë, pas një mosmarrëveshjeje, gruaja ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. I dyshuari më vonë është paraqitur vetë në stacionin policor, ku është privuar nga liria. Pas dokumentimit të rastit do të vijojë procedura përkatëse.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume