Tetovasot raporton se policia e Gostivarit ka arrestuar një 44-vjeçare nga Tetova, e dyshuar për kryerjen e disa vjedhjeve.
Sipas informacioneve zyrtare, ajo dyshohet se ka kryer vepra penale “vjedhje” gjatë ditës dhe një ditë më parë. Pas dokumentimit të rastit ndaj saj do të ngrihet parashtresë përkatëse.