Ish-presidenti i rrëzuar i Venezuelës, Nicolás Maduro, i cili po ndiqet penalisht dhe mbahet i burgosur në Shtetet e Bashkuara nën akuzat për trafik droge, i ka kërkuar drejtësisë amerikane të rrëzojë aktakuzën ndaj tij, duke pretenduar se gëzon imunitet si kreu i një shteti të huaj.

Në një memorandum të hartuar nga avokatët e tij dhe të dërguar te gjyqtari federal i Nju Jorkut, Alvin Hellerstein, Maduro argumenton se gjykata nuk ka juridiksion për të ndjekur penalisht atë dhe bashkëshorten e tij, Cilia Flores.

Sipas aktakuzës së ngritur ndaj tij dhe ish-bashkëpunëtorëve të tij, ish-presidenti venezuelian përballet në Nju Jork me katër akuza, përfshirë atë për narkoterrorizëm.

Maduro dhe bashkëshortja e tij u kapën në Caracas gjatë një operacioni ushtarak amerikan me shumë viktima në janar, u dërguan në Shtetet e Bashkuara dhe që atëherë mbahen në një burg federal në Brooklyn.

Gjykimi ndaj Maduros dhe bashkëshortes së tij në Shtetet e Bashkuara do të nisë më 1 qershor 2027, njoftoi në fund të korrikut një gjykatë federale në Nju Jork.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume