Më 06.09.2026, në orën 05:00, në SPB Shkup, nga Institucioni Ndëshkimor-Përmirësues – Burgu Idrizovë u raportua se në institucion është gjetur i pajetë D.M. (60) nga rrethina e Negotinës, i dënuar në këtë institucion.
Mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore ka konstatuar vdekjen, pa shenja të dukshme dhune, ndërsa sipas udhëzimeve të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.