Më 08.09.2026 në orën 12:45, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin M.C. (27) nga Shtipi, me vendbanim në Tetovë, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për veprat penale “vjedhje e rëndë në tentativë” e kryer në një bastore sportive dhe dy vepra penale “vjedhje e pacipë” të kryera gjatë javës së kaluar. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rasteve do të pasojë kallëzimi përkatës.