Tetovasot ka konfirmuar se gjykatësi i procedurës paraprake ka pranuar kërkesën e palës mbrojtëse dhe ka caktuar masën e paraburgimit shtëpiak për ish-drejtoreshën e Ndërmarrjes Publike Komunale në Gostivar, Artana Asani.
Sipas informacioneve të siguruara nga TS, Prokuroria Themelore Publike në Gostivar ka dhënë mendim pozitiv para gjykatësit të procedurës paraprake lidhur me kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit shtëpiak.
Pas këtij qëndrimi të Prokurorisë dhe kërkesës së paraqitur nga mbrojtja, gjykatësi i procedurës paraprake ka marrë vendim që Asani masën e përcaktuar ta vuajë në kushte shtëpie.
Detaje të tjera lidhur me rastin, përfshirë arsyetimin e vendimit të gjykatës dhe veprimet e mëtejshme procedurale, pritet të bëhen të ditura në vijim.