Kryeministri Edi Rama, duke folur në podcastin e tij “Flasim”, ka deklaruar edhe momentin kur, sipas tij, do të largohet nga politika dhe nga detyra e kryeministrit.

Rama tha se nuk synon të qëndrojë në pushtet pafundësisht ose të bëhet mbret, duke theksuar se arsyeja pse vijon të jetë në politikë lidhet me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Unë nuk jam këtu për t’u bërë mbret ose për të qëndruar në pafundësi. Unë jam këtu vetëm sepse e shoh të hapur derën e Bashkimit Evropian dhe në momentin që unë, me ndihmën e Zotit dhe të shqiptarëve, e kapërcej pragun e asaj dere, ju do të shpëtoni nga unë”, deklaroi Rama.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume