LSDzm-ja sot njoftoi se Jovica Radeski do të jetë kandidati i partisë për kryetar të Komunës së Bërvenicës në zgjedhjet e parakohshme lokale.

Radeski vjen nga sektori privat dhe me profesion është veteriner. Aktualisht është këshilltar në Këshillin e Komunës së Bërvenicës, ndërsa në zgjedhjet e fundit lokale ishte edhe bartës i listës së këshilltarëve të LSDM-së.

Nga partia thonë se Radeski i njeh problemet dhe nevojat e banorëve të komunës dhe se në garën zgjedhore do të paraqitet me zgjidhje konkrete për Bërvenicën.
Zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Bërvenicës do të mbahen më 18 tetor 2026.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume