Vëllai i ish-presidentit Hashim Thaçi, Gani Thaçi, ka folur në LIVE të TV Dukagjinit për përjetimin e familjes gjatë paraburgimit të katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Ai tha se familja e ka përjetuar rëndë arrestimin e Thaçit, por edhe të të tjerëve Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilët, sipas tij, kanë sakrifikuar për çlirimin e Kosovës.

Gani Thaçi kujtoi edhe vdekjen e babait të tyre, duke thënë se më e rëndë se vetë vdekja ishte moslejimi i Hashim Thaçit për të marrë pjesë në varrim.

“Përjetimi i familjes ka qenë i rëndë. Asnjëherë nuk e kemi menduar që një çlirimtar ose disa burra që i prinë luftës, që sakrifikuan shumë do të na burgosen… përjetimi ka qenë i rëndë, edhe për vëllaun, edhe për bacën Jakup, Rexhën e Kadriun. Janë disa burra që zor që lindin më…

Pastaj, vdekja e babait, sa na tronditi vdekja, më shumë na trondimi moslejimi i Hashimit me ardh në varrim. ishte tri ditë përpara, e pa të gjallë. Barnat që i kishte esenciale, deri ditën që e ka vizituar Hashimi i ka përdorur, si ka shkuar Hashimi andej ka thënë më si dua ato barna…

Kështu nëna është duke pritur, po presim të gjithë. Ishalla lirohen të gjithë. Dhe atëherë e shohim çlirimin e Kosovës definitiv, sepse kishim pas menduar që u çliruam, por s’ka ndodhur kund në botë që të merren çlirimtarët. Sepse s’kemi bërë luftë të padrejtë, por të drejtë”, ka thënë ai.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume