Deputetja e PDK-së Sala Jashari i është bashkuar protestuesve para Qeverisë së Kosovës.

Teksa ka bërë thirrje për qetësi dhe maturi, ka thënë se duhet të gjenden forma për zhvbërjen e Gjykatës Speciale.

“Është ditë e rëndë për Kosovën. Kam ardhur t’u them protestuesve ta ruajmë qetësinë dhe maturinë. Ne duhet ta ruajmë qetësinë dhe maturinë, Kosova po kalon në një situatë të vështirë. Nuk e kemi pritur këtë vendim të Gjykatës. Ne si deputetë, e kemi për obligim të marrim hapa institucionalë që sa më shpejt ta gjejmë formën ta zhbëjmë këtë gjykatë”, tha ajo.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume