Tetovasot – Policia e Gostivarit ka nisur hetime pas shkrimit të disa grafiteve në vende të ndryshme të qytetit.
Grafitet janë konstatuar në xhamin e një objekti hotelerik në rrugën “Koço Zozi”, në fasadën e një shtëpie dhe mbi një automjet tip “Ford Ka”.
Autoritetet po punojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rastit, raporton Tetovasot.