Tetovasot
Policia e Tetovës ka vazhduar aksionet kundër narkotikëve, duke realizuar dy arrestime të ndara gjatë 16 shtatorit.
Rreth orës 18:50, në rrugën “Boris Kidriç”, është arrestuar I.B. (60) nga Tetova, pasi gjatë kontrollit policor iu gjet një substancë pluhurore me ngjyrë kafe.
Po atë natë, në orën 22:35, në fshatin Pallçisht i Poshtëm, policia arrestoi edhe B.J. (37) nga Bogovina, pasi gjatë kontrollit iu gjet një substancë pluhurore me ngjyrë të bardhë.
Të dy personat janë ndaluar në stacion policor dhe pas ekspertizave ndaj tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse, raporton Tetovasot.