Tetovasot

Një ngjarje e rëndë është zbardhur nga policia në Kratovë, ku një 40-vjeçar akuzohet për sulm ndaj një polici gjatë kryerjes së detyrës.

Sipas MPB-së, NJPB Kratovë ka ngritur kallëzim penal ndaj P.J. (40), i dyshuar për veprat penale “rrezikimi i sigurisë” dhe “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punëve të sigurisë”.

Ngjarja ka ndodhur më 11 shtator, kur ai fillimisht ka kërcënuar nëpunës policorë dhe punonjës të Qendrës për Punë Sociale, ndërsa më pas me një mjet të mprehtë ka plagosur rëndë një efektiv policie, raporton Tetovasot.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume